Erdogan dikur kishte thënë: ‘Kush e humb Stambollin, e humb në krejt Turqinë’ – Tash pasi e humbi Stambollin a do ta humb krejt Turqinë!?

Dje u zhvilluan zgjedhjet lokale për qytetin e Stambollit në Turqi, ku të drejtë vote kishin mbi 10 milionë qytetarë.

Opozitari Ekrem Imamoglu edhe njëherë ka fituar zgjedhjet e përsëritura kundrejt të përzgjedhurit të Erdoganit, zyrtarit të lartë turk Binal Yildirimit.

Kandidati i partisë opozitare, CHP, ka fituar rreth 54 % të votave qytetare, gjersa kandidati i partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, fitoi besimin e 46 % të qytetarëve që votuan.

Yildirim dhe Erdogan tashmë e kanë uruar për triumf kandidatin opozitar dhe i kanë ofruar bashkëpunim për të mirën e qytetit.

Ndryshe, kjo është hera e parë që pas 25 viteve Erdogan ka humbur në qytetin e Stambollit, për të cilin ka pohuar se kush pëson në këtë qytet, humb në krejt Turqinë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë