Deputeti në Kuvendin e Serbisë, Nenad Ҫanak e thotë troҫ: Kosova nuk është Serbi

Kryetari i Lidhjes së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për gazetën Blic të Beogradit, ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, dhe se këtë realitet Serbia duhet ta pranojë në mënyrë që të zgjidhej përfundimisht problemi.

Ai shtoi se duke e njohur Kosovën, “neve na shtohen garancitë ndërkombëtare se interesat kulturore dhe ekonomike të Serbisë në Kosovë do të jenë të mbrojtura, e mbi të gjitha të përcaktuara”.

“Kosova nuk është Serbi, por një vend ku jetojnë disa njerëz që kanë njësi të plotë shtetërore” tha Çanak, transmeton Gazeta Express.

Çanak, i cili është nga Vojvodina, dhe shpesh herë ka kërkuar më shumë autonomi për krahinën veriore të Serbisë, ka thënë se edhe Vojvodina duhet të zhvillohet duke e pasur pasurinë e vetë, e jo të ardhurat e saj të menaxhohen nga “disa zyra në Beograd”.

Ai gjithashtu tha se ka bashkëpunim të ngushtë me liderët e opozitës, por më së shumti bashkëpunon me liberalin, Çedomir Jovanoviq. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë