La Liga e Spanjës ‘rikthehet nga 20 Qërshori’

Liga Spanjolle nuk po e ndryshon planin e saj për të rifilluar garën më 20 Qërshor pavarësisht faktit se pesë lojtarë nga klubet në divizionin e parë dhe të dytë u testuan pozitivë për COVID-19.

Liga konfirmoi testet pozitive të Dielën, por tha se nuk do të ndryshonte protokollin e praktikës që u zhvillua javën e kaluar. Lojtarët nga shumica e klubeve filluan seancat stërvitore individuale të Premten pas afro dy muaj izolim për shkak të pandemisë koronavirus.

Liga tha se “do të vazhdojë të zbatojë protokollin për trajnime”, i cili u miratua nga autoritetet qeveritare për “të garantuar sigurinë maksimale të të gjithë lojtarëve, trajnerëve dhe punonjësve të klubit”.

Në komunikatë thuhet se Fedarate e Futbollit të Spanjës i ka “paralajmëruar” të gjithë që të vazhdojnë të ndjekin masat e sigurisë shëndetësore të sygjeruara nga autoritetet në mënyrë që numri i lojtarëve të infektuar “të mbetet sa më i ulët”.

Pesë lojtarët që rezultuan pozitiv për COVID-19 do të qëndrojnë mënjanë derisa të shërohen plotësisht. Ata janë të gjithë pa simptoma për momentin dhe po shërohen nga sëmundja, sipas federatës. Ata do të lejohen të rifillojnë ushtrimin pas testimit negativ në dy teste radhazi.

Të gjithë lojtarët e tjerë testuan negativë, u tha nga federata. Lojtarët, trajnerët dhe punonjësit e klubit të përfshirë në seancat e trajnimit po testohen çdo ditë.

Liga nuk i përmendi me emër lojtarët që rezultuan pozitiv. Gjithashtu nuk i zbuloi klubet e tyre. Mediat spanjolle thanë që tre lojtarë ishin nga klubet e kategorisë së parë, përfshirë mbrojtësin e Atlético Madrid, Renan Lodi.

Atlético të Shtunën postoi një mesazh në një kanal zyrtar të mediave sociale të klubit me një fotografi të brazilianit dhe mesazhin: “Renan Lodi thotë përshëndetje nga shtëpia e tij. Do t’ju shohim shumë shpejt në fushë, Renan! ”

Ai nuk morri pjesë në stërvitje edhe pse pjesa tjetër e lojtarëve të Atlético’s rifilluan aktivitetet e tyre të Shtunën. Asnjë nga lojtarët që rezultuan pozitivisht nuk luanin për Barcelona ose Real Madrid sipas mediave spanjolle.

Barcelona ishte ndër ekipet e para që rifilloi stërvitjet të Premten. Real Madrid pritet të rikthen stërvitjet e lojtarëve të hënën.

Spanja këtë javë filloi të lirojë disa nga masat e bllokimit që ishin vendosur që nga mesi i muajit Mars për shkak të pandemisë, duke lejuar klubet e futbollit të rifillojnë stërvitjen individualisht në kampet e tyre stërvitore.

Liga tha që lojtarët që testuan pozitivë duhet të qëndrojnë në karantinë dhe të vazhdojnë të stërviten individualisht në shtëpi. Liga tha se do të ofrojë mundësinë për të testuar të afërmit e lojtarëve gjithashtu.

Liga dërgoi klubeve një protokoll të hollësishëm me katër faza për rikthimin në trajnim. Trajnimi individual do të pasohet nga seanca në grupe më të vogla dhe më pas seanca të skuadrave të plota.

Liga kërkon një periudhë totale stërvitore rreth një muaj para se të fillojë përsëri. Federata e Futbollit të Spanjës dhe La Liga shpresojnë të rikthehen garat nga data 20 Qërshor dhe lojërat të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura dhe pa prezencën e tifozëve.

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë