Evropa me temperatura përvëluese, në disa vende mbi 40 gradë

Disa vende, duke përfshirë Francën dhe Zvicrën, pritet që sot të përjetojnë të ngrohtit përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celsius. Në Gjermani, Poloni dhe Çeki të mërkurën u regjistruan temperatura rekord, por meteorologët paralajmërojnë se ato do të shënojnë akoma rritje.

Meteorologët thonë se ajri jashtëzakonisht i ngrohtë i fryrë nga Afrika Veriore është arsye për valën e nxehtësisë që ka kapluar Evropën.

Zyrtarët francezë kanë lëshuar paralajmërime të rrepta duke ftuar njerëzit të bëjnë kujdes dhe të mos i ekspozohen diellit.

Pothuajse i gjithë vendi tani është në gatishmëri “portokalli”, niveli i dytë më i lartë paralajmërues pas “të kuqes”, me autoritetet lokale që japin këshilla se si njerëzit duhet të që qëndrojnë të freskët.

Rreth 15,000 vetë vdiqën në Francë kur temperaturat arritën në këtë shkallë në gusht të vitit 2003.

Zyrtarët spanjollë gjithashtu kanë paralajmëruar për një “rrezik të konsiderueshëm” të zjarreve në pyje në disa zona. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë