Kancelares Merkel sërish i keqësohet gjendja shëndetësore në publik /video/

Për herë të dytë, brenda pak javësh, kancelarja gjermane Angela Merkel është dridhur sërish, për siҫ thuhet, mund të jetë nga dehidrimi apo stërngarkesa në punë.

Në një takim me presidentin Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue në Berlin, Merkel mëngjesin e sotëm pësoi sërish dridhje, shkruan The Guardian, përcjell Koha.net.

Në video shihet se Merkelit iu ofrua një gotë me ujë.

Merkel, 64-vjeçe, po merrte pjesë në një ngjarje që po shënonte largimin e ministres së Drejtësisë, Katarina Berley.

Gjatë javës së kaluar, kujtojmë se gjatë takimit me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, Merkel pati dridhje të ngjashme.

Më vonë, ajo deklaroi se kishte pirë ujë dhe ndihej më mirë me shëndet. Urojmë që i tërë ky ҫ’rregullim të jetë kalues dhe kancelarja Merkel të gëzojë shëndet të plotë në jetën e saj. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë