Fatos Kongoli shpallet ‘Shkrimtari i Vitit’

Shoqata e Botuesve të Kosovës në kuadër të panairit të librit që po mbahet këto ditë në Prishtinë, shkrimtarin e shquar shqiptar Fatos Kongolin, e shpalli shkrimtar të vitit me veprën, “Gënjeshtarë të vegjël”.

Kurse, për shkrimtarin e vitit të huaj, çmimi iu nda Jacques Baudouin për veprën “Lindja e Demokracisë”.

Organizatorët thanë se panairi i sivjet ka tejkaluar pritshmëritë.

Në mesin e shumë çmimeve të tjera që u ndanë, ishte edhe çmimi për letërsisë për fëmijë, të cilin e fitoi autorja, Anila Kruti me veprën “Flutura e Majit”.

Për publicistikën, çmim mori Mirela Oktrova me veprën “55 ditë”.

Kurse, në kuadër të poezisë dhe prozës më të mirë, çmimet iu ndanë Ismail Sylës dhe Kim Mehmetit.

Paniri i këtij viti pati vizitueshmëri të madhe nga dashamirët  e librit të cilët u ankuan për ҫmimet e fryera të librave në disproporcion me standardin e jetesës në Kosovë.

Edicioni i sivjetmë i panairit të librit mbyllet nesër, të dielën në mbrëmje. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë