FIFA publikon renditjen pёr kёtё vit: Thekson qё Kosova ka ngritjen më të madhe në botё pёr 2018 /foto/

Kosova është pёrfaqёsuesja me rritjen më të madhe në FIFA të shënuar në vitin 2018 sipas një raporti të publikuar sot (e enjte) nga shtëpia më e madhe e futbollit.

Pёrfaqёsuesja e Kosovёs  ka përmbyllur një vit historik, duke fituar vendin e parë në grupin e tretë në Ligën D në Ligën e Kombeve, që i jep mundësi që përmes ‘Play Offit’ të synojë Kampionatin Evropian. Vetёm dy ndeshje e ndajnё pёr kualifikim nё EURO 2020 pёrmes kёtij sistemi.

Kosova vitin 2018 e ka përmbyllur pa humbje, gjë që ka bërë që ‘Dardanët’ të jenë kombëtarja me rritjen më të madhe në renditjen e FIFA-s për këtë vit, duke u ngritur për 46 vende.

Në ranglistën e muajit dhjetor Kosova ka mbetur një pozitën e njëjtë, 131, pёr faktin se nuk janё zhvilluar ndeshje tё pёrfaqёsueseve.

Vitin 2018 si lidere në renditjen e FIFA-s e mbyll Belgjika, që ndiqet nga Kombëtarja e Francës e cila kёtё vit arriti tё shpallet kampion bote nё garёn qё u mbajt nё Rusi. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë