Senati amerikan godet Trumpin: Shfuqizon gjendjen emergjente në kufi me Meksikën

Senati amerikan të enjten ka hedhur poshtë gjendjen emergjente kombëtare në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara, të shpallur nga presidenti Donald Trump.

Kështu, Senati i ka dhënë një goditje dypartiake asaj që ligjbërësit e të dyja partive kryesore amerikane e kanë vlerësuar si tejkalim kompetencash ekzekutive nga një president i vendosur për të ndërtuar murin e tij kufitar, pavarësisht kundërshtimeve të Kongresit.

Vendimi, i cili ka kaluar me 59 vota pro (41 ishin kundër), përbën veton e parë ndaj presidencës së Trumpit dhe godet një prej premtimeve kryesore të Trumpit, që i ka ndihmuar ngritjes së tij politike, ndërtimin e një muri në kufirin SHBA-Meksikë.  /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë