Real Madrid janë shpallur përsëri kampionët e Botës në kuadër të klubeve pasi kanë arritur që me sukses ta mposhtin skuadrën e Al Ain në finale e Kupës së Botës për Klube, me rezultatin 4:1, bёn tё ditur Kabllogrami
Gjithçka nisi mirë për madrilenët, të cilët qysh në minutën e 14’ kaluan në epërsi pёrmes “Topit tё Artë”, Luka Modriq ai i cili realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur me të majtën për golin e parë të takimit.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 60’ ishte Marcos Llorente që realizoi golin e dytë në triumfin e Real Madrid. Fitoren e vulosi kapiteni Sergio Ramos, i cili realizoi në minutën e 79′ të takimit për 3:0.
Krejt në fund, Al Ain lanë gjurmët me anë të Tsukasa Shiotani për 3:1. Kurse, rezultati u vulos në minutën e 90′, nga Yahia Nader i cili realizoi autgol.
Kështu, Real Madrid edhe zyrtarisht bёhet sёrish skuadra më e mirë në Botë pёr klube. /©Kabllogrami/