Zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë tani po vrapojnë se kush i ka meritat për vendosjen e taksës. Belanë për këtë çështje e inicoi, kush tjetër pos përçarësit më të madh në vend që i ka ra hise të jetë edhe kryetar vendi, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar i ftohtë në raport me vendimin e Qeverisë Haradinaj për vendosjen e taksës. Madje, nuk e përjashtonte mundësinë e heqjes së saj. Por, kur kryeministri Ramush Haradinaj i ktheu përgjigje negative BE-së edhe pasi Frederica Mogherini ofronte që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit tonë, UNMIK të zëvendësohet me Kosovo*, rëndësia për të vazhduar me aplikimin e taksës u bë edhe më e madhe.
Pikërisht ky vendim i ka shkaktuar miliona euro humbje Serbisë. Jehona e të cilit nuk po shuhet, përkundrazi po nxit tensione mes koalicionit aktual qeverisës.
Përplasjet ndërmjet zyrtarëve të partive politike mbi atë se kush e dha i pari idenë për këtë vendim i inicioi presidenti Hashim Thaçi. Para tri ditësh, presidenti Hashim Thaçi tha se vendimi për taksën 100% ndaj produkteve serbe u mor nga Enver Hoxhaj në koordinim me Kadri Veselin. Ndërsa Ramush Haradinaj dhe të tjerët e kanë votuar këtë vendim, u shpreh presidenti.
I menjëhershëm ishte reagimi i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj duke iu përgjigjur Hashim Thaçit se politikat bëhen nga koalicioni qeverisës dhe vendimet për ato politika i merr kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Për këtë temë, Limaj shtoi se gara për taksën s’i bën nder presidentit.
Me deklaratën e Limajt u mendua se po përmbyllej kjo çështje. Mirëpo, PDK-ja po shpërndan deklarata se ideja për taksën u dha nga zyrtarë të partisë së tyre.
Dje zv/kryeministri nga rradhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se idenë për taksën e ka dhënë ai. E cila është mbështetur nga Ramush Haradinaj e Kadri Veseli.
“Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënien e taksës. Ideja është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha Enver Hoxhaj në RTK, përcjell gazeta express.
Në një përgjgje për gazetën express, shefi i stafit dhe këshilltari i kryeministrit, Avni Arifi, është përgjegjur se programi i reciprocitetit ndaj Serbisë ka qenë pjesë e AAK-së që nga viti 2017. Duke mos dashur t’i komentojë deklaratat e Thaçit e Hoxhajt.
Ai shtoi se AAK-ja vendosjen e taksës e sheh vetëm si një hap drejt implementimit të plotë të aspektit programor të partisë së tij.
Sidoqoftë, Serbia ka humbur 500 milionë euro nga taksa 100%. Për heqjen e taksës Kosovës po i bëhet presion i madh nga BE-ja dhe jo vetëm. Vendosja e së cilës nuk ka një afat të caktuar se sa do të zgjasë.
Megjithatë nëse e ka seriziozisht dhe a do të mund t’i rezistojë presioneve nga jashtë dhe obstruksioneve të Thaçit përmes PDK-së, Qeveria Haradinaj, jo që s’ka ndërmend ta hjek taksën por ka paralajmëruar edhe masa të tjera reciprociteti ndaj Serbisë, për ç’gjë ka gjetur përkrahjen e gjerë të popullit në Kosovë. /©Kabllogrami/