Haradinaj: Duam marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues

Pasi përshëndeti të gjithë, Haradinaj tha se shqiptarët në Ballkan janë popull që kanë dhënë dhe kanë kontribuar për Ballkanin dhe kontinentin tonë dhe se kanë paguar çmim për të gjitha proceset që ka kaluar kontinenti ynë në shekujt e fundit, duke qenë po ashtu edhe sot kontribuues të paqes dhe stabilitetit.

“Gjithë ne do të punojmë në vazhdimësi për konsolidimin e shtetit tonë, dhe do të punojmë për marrëdhënie të mira me fqinjët, me të gjithë. Jemi të interesuar për një marrëveshje tashmë të ditur të quajtur obligative dhe ligjore për njohje reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues dhe po ashtu jemi të interesuar në avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka thënë mes tjerash kryeministri Haradinaj duke shprehur respekt për të gjithë meritorët për lirinë e vendit për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

“Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë popullin shqiptar”, përfundoi fjalimin e tij kryeministri. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë