Ekspozita ‘Burrneshat’ hapet të premten në Galerinë Kombëtare në Prishtinë

376

Burrneshat feston punën e artisteve kosovare dhe britanike. Ekspozita do të paraqesë artistet britanike: Madame Yevonde, Clare Strand, Abigail lane, Rachel Whiteread, Camilla Løw, Anthea Hamilton, Laura Aldridge, Helen Chadwick, Tracey Emin, Sarah Lucas, Gillian Wearing, Elisabeth Price, Celia Hempton, ‘‘në bisedë’’ me artistet kosovare: Zake Prelvukaj, Alija Vokshi, Alketa Xhafa Mripa, Arbana Hajredinaj, Rudina Xhaferi, Flaka Haliti dhe HAVE IT collective.

Ekspozita Burrneshat është rezultat i një bashkëpunimi dy-vjeçar midis pesë kuratorëve dhe institucioneve nga Ballkani Perëndimor, thjesht titulluar Perceptimet. Kjo qasje unike dhe e pazakontë është mundësi unike për artistët lokalë të prezantojnë krah për krah me artistë britanik të njohur botërisht.

Titulli i ekspozitës është një koment ironik ndaj diskriminimit të grave që shkojnë aq larg deri në atribute, ndërsa në realitet gratë janë në të vërtetë motorë të fuqishëm që e shtyjnë shoqërinë tonë, thuhet në promon e Këshillit Britanik që është sponzor i kësaj ekspozite.

Burrneshat, përkthimi bukval që mund të gjendet në fjalor do të ishte “Virgjëreshat e betuara”, duke iu referuar disa grave në malet e Shqipërisë që jetojnë jetën e një mashkulli. Megjithatë, kjo fjalë ka një kuptim tjetër në Kosovë. Fjala është pak a shumë e përdorur si një kompliment për një grua që tregon vendosmërinë, besueshmërinë dhe forcën, tipare të personalitetit që supozohet se u atribuohen meshkujve. Dhe nuk derdhin lot.

Gratë artiste në Kosovë ishin dhe ende janë deri në një masë shembuj tipik të diskriminimit gjinor. Kudo në botë, megjithëse rreth dy shekuj më parë, gratë ishin lënë jashtë institucioneve kulturore dhe duhej të luftonin për të hyrë në shkollat e artit, në muze dhe galeri dhe të fitonin vlerësime  të dukshme. Gruaja e parë e Kosovës u diplomua në një shkollë të artit tek në vitet e 70-ta, në një kohë kur krijimi i grave ishte ende i kufizuar në qëndisje dhe thurje. Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Kosovës është i vetmi koleksion i artit bashkëkohor në pronësi publike. Ai përbëhet nga 1000 vepra arti, që mbulojnë periudhën nga vitet 1960 deri më sot. Tani, gratë janë mësuese të artit, artiste dhe të punësuara në institucionet e artit në një nivel të kënaqshëm drejt barazisë. Kështu, krahasuar me vendet e rajonit, situata është pak a shumë e njëjtë: artistet gra më në fund po vërehen me një vonesë të jashtëzakonshme, por me një ritëm të sigurtë.  Në një mjedis beteje, kjo ekspozitë synon të tregojë këto ndërrime midis roleve kur një grua nuk është vetëm një formë dhe një mashkull nuk është vetëm një funksion, thuhet mes tjerash në promon e kësaj ekspozite që fillon të premten, më 25 Janar në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë dhe do të zgjasë deri 24 Shkurt. /©Kabllogrami/

Lexo edhe