Haradinaj u dërgon letër të gjitha vendeve të BE-së për taksën mbrojtëse ndaj Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ua ka nisur një letër disa faqёshe, tё gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, e cila ndërlidhet me vendimin e Qeverisë së tij për taksën mbrojtёse prej 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe B&H, nё tё cilёn ua ka sqaruar atyre pikё pёr pikё dhe nё mёnyrё kontinuele e tё detajuar, tё gjitha shkeljet e marrёveshjes sё CEFTA-s dhe marrёveshjet tjera, qё i kanё bёrё vazhdimisht Serbia e B&H ndaj Kosovёs , raporton Kabllogrami

Në këtë letër kryeministri Haradinaj ka treguar se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka respektuar në plotësi të gjitha marrëveshjet e CEFTA-s dhe të gjitha obligimet, mirëpo të njëjtën gjë nuk e kanë bërë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Përderisa Kosova i zbatonte plotësisht obligimet e saj, ajo vazhdimisht përballej dhe raportonte për mos respektimin nga Republika e Serbisë dhe Bosnjës së Hercegovinës të obligimeve që dilnin nga CEFTA dhe ligjet e tjera të zbatueshme ndërkombëtare, thuhet nё kёtё letёr.

“ Të dy këto shtetet kanë bërë veprime të cilat shkelin detyrimet e CEFTA-së, ndërhyjnë në rendin e brendshëm kushtetues, dhe kërcënojnë sovranitetin, sigurinë dhe politikat publike të Kosovës”.

“Në rastin e Republikës së Serbisë, këto veprime janë në kundërshtim edhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.

Gjithashtu, republika e Serbisë ka shkelur Kapitullin 35 të BE-së për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila kërkon “angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt një përmirësimi të dukshëm dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në këtë letër.

Përveç tjerash, Haradinaj ka treguar edhe për pengesat që kanë bizneset kosovare për eksportimin e mallrave në këto dy shtete.

Në këtë letër, gjithashtu, janë renditur njё nga njё edhe shkeljet që Serbia dhe Bosnja i kanë bërë sa i përket marrëveshjes së CEFTA-s, kundrejt Kosovёs.

Si përgjigje ndaj këtyre shkeljeve dhe në mbrojtje të rendit kushtetues, Haradinaj thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendimin për taksë prej 100%.

Vendosjen e taksës e ka kundërshtuar edhe SHBA e Bashkimi Evropian, megjithatë Qeveria e Kosovës mbetet e vendosur për vendimin e marrë para pak kohësh.

Për këtë taksë, në veri tё Kosovёs ‘Lista Serbe’, e dirigjuar nga Beogradi ёshtё duke mbajtё protesta prej ditësh, ndërsa dje për të njëjtën çështje në Kosovë ka qëndruar komisionari Johanes Hahn, i cili ka kërkuar heqjen e vendimit për taksën, por Qeveria po reziston hё pёr hё, me shpresё se do tё rezistojё akoma dhe nuk do tё pёrulet para presioneve nga jashtё e brenda. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë