Historiania greke çmend helenët dhe botën mbarë: Greqia ishte shqiptare, edhe sot gjysma janë shqiptarë!

Pas deklaratave të shumta të historianes shqiptare, Elena Kocaqi, e cila është shprehur hapur se Greqia është Shqipëri, ka ardhur një deklaratë bombastike nga një historiane greke. Maria Efthimiou, një profesore e historisë në universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke, por e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep një leksion për arvanitasit në Greqi.

Pa bërë dallimet e zakonshme terminologjike, shqiptar, shqip, arvanitas, Efthimiou flet për rolin e tyre, gjuhën dhe faktin se shqipja asokohe në Greqi ishte gjuhë vendi në disa rajone.

Një moment interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”.

“Mësova shqipen në mënyrë që t’u mësoja greqishten”, vijon më poshtë ky moment. Leksioni i përcjellë ka edhe vlerën e vet komunikuese, pasi nuk shihet aty kompleksi i shumëpërfolur i shmangies, anashkalimit apo edhe gënjeshtrës që na kanë mësuar t’i mendojmë si kritere me të cilat operon historiografia fqinje.

Nё vijim mund tё ndiqni njё video – ligjeratё tё historianes Maria Efthimiou lidhur me shqiptarёt nё territorin e Greqisё sё sotme, nё You Tube tё postuar kohё mё parё. /Bernard Marku/korrieri.com.al//©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë