Ishujt Solomon tërheqin njohjen e Kosovёs si pasojё e negociatave me Serbinё

Siç njofton KTV, Ishujt Solomon, shtet sovran në Oqeani, pёrmes njё shkrese tё adresuar pёr Qeverinё e Kosovёs ka njoftuar pёr notën e tërheqjes së njohjes, por Ministria e Jashtme nuk po e pranon akoma një gjë të tillë zyrtarisht, transmeton Kabllogrami

Notën diplomatike, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht KTV-ja, më 28 nëntor e ka pranuar Ambasada e Kosovës në Canberra të Australisë.

Në fakt, janë dy shkresa, e para e zyrës së Ishujve Solomon në Australi që thotë se po ia dërgon Kosovës vendimin për tërheqjen e njohjes nga ana e Ministrisë së Jashtme të këtij shteti.

Në notën diplomatike 02./18, Ministria e Jashtme e Ishujve Solomon fillimisht i referohet vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në prill 2015.

Më pas, njofton për vendimin e marrë dhe arsyet për këtë.

“Ministria e Jashtme dhe për Tregti të Jashtme e Ishujve Solomon, e ka nderin të informojë Ministrinë e Jashtme të Republikës së Kosovës, që pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe duke marrë parasysh vazhdimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për statusin final të Kosovës dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, qeveria e Ishujve Solomon ka vendosur ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Vendimi i marrë nga Ishujt Solomon mbetet në fuqi derisa të përfundojnë negociatat nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, thuhet në letër.

Ministria e Jashtme në Prishtinë ka mohuar ta ketë marrë këtë dokument.

“Në kanale zyrtare Ministria e Jashtme nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me çështjen të cilës i referoheni. Konsiderojmë se e gjithë kjo është vazhdim i propagandës serbe”, ka thënë për KTV-në, drejtori i zyrës për komunikim në MPJ, Sami Kastrati, derisa siç raporton KTV, numri i njohjeve për Kosovën vazhdon të bjerë.

Serbia pretendon se edhe disa shtete tjera e kanë kthyer mbrapsht vendimin e tyre për njohjen e Republikës së Kosovës, por që këto pretendime kategorikisht janë hedhur poshtë nga Ministria e Jashme e Republikës së Kosovës, njofton Kabllogrami.

Ministria që udhëhiqet nga Pacolli vazhdimisht i ka quajtur lajme të rrejshme dhe e ka akuzuar Serbinë se i ka falsifikuar letrat e tërheqjes së njohjeve që i drejtoheshin Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Por, kjo e Ishujve Solomon, që e kishte njohur Kosovën në gusht 2014, është e para që bëhet publike se i është dërguar institucioneve të Kosovës, bёn tё ditur KTV, transmeton Kabllogrami. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë