Marigona Marku, u.d. ambasadore e Maqedonisë në Uashington

Margiona Marku do të jetë ushtruese detyre ambasadore e Maqedonisë në Uashington, kanë njoftuar nga Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisё, bёn tё ditur antpress.info, transmeton Kabllogrami 

“Pas mbarimit të mandatit të ambasadorit të mëparshëm në Uashington, si dhe në përfaqësitё tjera diplomatike-konsulare, ku nuk është caktuar akoma ambasador, me automatizёm, diplomati me rangim më të lartë bëhet ushtrues detyre (Charge d’affaires)”, kanë thënë nga MPJ tё Maqedonisё.

E lindur në Dibër të madhe, Marigona Marku ka punuar edhe më herët në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.

Nuk bёn pa u potencuar fakti se duhet tё jemi tё mrekulluar dhe krenarё qё njё femёr shqiptare ka arritur qё tё avancohet nё nivele kaq tё larta, nё veçanti nё çёshtjet e diplomacisё dhe tё drejtёs ndёrkombёtare, e aq mё tepёr ta pёrfaqёsojё shtetin si u.d/ ambasadore nё SHBA. Pa dyshim se pёr tё arritur nё kёto nivele nevijitet shkollim superior, mençuri dhe ekspertizё e çmuar jetёsore.

Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare, mori çmimin tradicional për diplomatin më të mirë të vitit, i cili ndahet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan antpress.info.

Redaksia e Kabllogramit pёrgёzon Marigona Markun, duke i dёshiruar suksese tё mёtejme nё karrierё dhe shёndet tё mirё nё tё ardhmen, njёherit duke besuar shumё qё tё jetё shembull pёr femrat shqiptare se si duhet vepruar nё jetё. Pa shkollimin, avancimin dhe emancipimin e femrёs shqiptare, Kombi ynё kurrё s’do tё ketё prosperitetin e duhur. Andaj mos tё lejojmё tё biem pre e ideologjive tё errёta qё synojnё ta shkombёtarizojnё popullin shqiptar. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë