“Je bo me të dashtë Serbia o Isë”, ishe ti ai që e nënshkrove Asociacionin

Kanë eskaluar reagimet e kundër reagimet mes LDK-së dhe AAK-së në akuza e fyerje, që duket se janë bërë tashmë retorikë standarde e polemikave qoftë në mes liderëve politik apo subjekteve rivale politike. Kështu shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, sot ka polemizuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Kabllogrami.

Arifi duke cituar një deklaratë të presidentit të Serbisë, ka apostrofuar Mustafën, duke thënë se të dy pajtohen me qëndrimet e njëri tjetrit.

“Je bo me të dashtë Serbia o Isë. Kurrë s’do të harrojmë as ne por si duket as Serbia që ti ishe ai që nënshkrove Asociacionin . S’kanë faj që pajtohen me ty. Në fakt ti pajtohesh me ta”, ka shkruar ai.

Arifi e Mustafa, edhe më herët kishin polemizuar lidhur me lojërat e fatit, pasi sipas LDK-së, viti 2018 po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore por me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjtë.

Ndërkaq, polemika ka pasur edhe mes PDK-së dhe LDK-së, të cilat nuk kanë kursyer njëra tjetrën nga kritikat nga më të ndryshmet.

Përplasjet kanë shpërthyer kryesisht pas formimit të grupit negociator për bisedimet politike me Serbinë në Bruksel dhe përfshirjes së njërës nga partitë politike opozitar në këtë grup negociator. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë