Samsung shfaq dizajnin e telefonit më të ri – ‘që palohet’ /video – foto/

Prezantimi i telefonit të palosshëm të Samsungut po afrohet dhe ende nuk janë zbuluar të gjitha detajet rreth dizajnit dhe specifikat e pajisjes së re të këtij gjiganti jug-korean të teknologjisë.

Së fundmi, në një video të publikuar është shfaqur koncepti i këtij telefoni të palosshëm, Galaxy Flex, transmeton Koha.net. Në bazë të pamjeve në video, uebfaqja holandeze LetsGoDigital ka krijuar një pamje të mundshme të Galaxy Flex, të cilën e shohim në fotografitë brenda këtij artikulli.

Siç mund të shohim nga fotografitë, dizajni i Galaxy Flexit duket se është në formë katrore. Po ashtu, telefoni i ri i palosshëm vjen me ekranin kryesor (apo të brendshëm) “Infinity Flex” prej 7.3-inç dhe me atë sekondar (apo të jashtëm) prej 4.6-inç i cili lehtëson punën për përdorim të përditshëm.

Gjithashtu, pritet që Galaxy Flex të kushtojë rreth 1,500 dollarë dhe arsyetimi i Samsungut për çmimin e lartë është se telefoni i palosshëm vjen me një format të vetëm i cili mundëson qasjen në tri aplikacione të ndryshme në të njëjtën kohë, ose transformimin e telefonit në një tablet për të shikuar videot ose për të kërkuar në internet. /©Kabllogrami/

Për më tepër, shikoni  videon më poshtë:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë