Juventusi e ka nisur mbarë vitin 2019, duke rrëmbyer Supërkupën e Italisë. Kjo, për faktin se shënoi fitore sonte ndaj Milanit, në ndeshjen që u zhvillua në Arabinë Saudite, me rezultat minimal 1:0, por që mjaftoi për të ngritur lartë trofeun, transmeton Kabllogrami.
Kryefjala e ndeshjes ishte portugezi Cristiano Ronaldo që shënoi golin e vetëm në këtë takim, për t’ia sjellë Juventusit trofeun e parë për sivjet, që gjithashtu është i parë për të te “Zonja e Vjetër”.
Ai ka shënuar në pjesëlojën e dytë një gol të çmuar me kokë, në minutën e 61 pas një asistimi nga mesfushori ofanziv i Juventusit Miralem Pjaniq.
Vlen të theksohet se në minutën e 73 të takimit Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Kessie u ndëshkua me karton të kuq. /©Kabllogrami/