Lajm i fundit: Kryeminstrja briranike Theresa May i mbijeton votëbesimit

Pasi deputetët britanikë refuzuan marrëveshjen e kryeministres Theresa May për Brexit, sot ata i kanë dhënë mbështetje duke votuar pro në votëbesimin e qeverisë. 325 deputetë votuan pro që ajo të mbesë kryeministre, ndërsa 306 ishin kundër, transmeton Kabllogrami.

Pasi mori besimin, May ka thënë se sot do të nisë takimet lidhur me negociatat për Brexitin.

Laburistët, në anën tjetër, kanë njoftuar se do të kërkojnë mocion besimi sapo që të kenë mundësi.

Të martën mbrëma, May pësoi humbjen më të madhe qeveritare, pasi parlamenti votoi kundër marrëveshjes së saj për largim nga Bashkimi Evropian. Kundër marrëveshjes kanë votuar 432 deputetë, ndërsa 202 ishin për këtë marrëveshje. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë