Uron edhe Veseli ditën e Pavarësisë: Si vend europian, nuk e meritojmë izolimin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në seancën solemne për shënimin e 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, tha se ne duam të ardhmen, zhvillimin, mirëqenien, integrimin në BE, NATO, OKB, fuqizimin e partneritetit me miqtë tanë, veçanërisht me ata që na u gjenden pranë dhe na rrinë afër në çdo sfidë” raporton Kabllogrami.

Duam edhe ndërtim urash komunikimi me ata që nuk na duan, ose kanë gjykim të gabuar për ne. Por, mbi të gjitha, duam trajtim të dinjitetshëm dhe respekt për ne, si vend europian dhe perëndimor” ka thënë tutje Veseli.

Ai i ka quajtuar këto 11 vite të mëvetësisë së shtetit të Kosovës, si histori suksesi por edhe e sfidave.

Ai tha se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, kanë për detyrë ta ruajnë Republikën e Kosovës dhe ta bëjmë vend të begatë për qytetarët, për të rinjtë, për punëtorët, minatorët, mjekët, arsimtarët, policët, ushtarët, shërbyesit civilë, për secilin që e ndjen Kosovën atdheun e tij.

Në besimet fetare, thuhet se njeriu është i bekuar kur ka Zotin në anën e tij. Ndërkaq, në politikën globale, i bekuar është ai shtet që ka botën perëndimore në anën e tij, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E tillë është Kosova, vend i bekuar nga Zoti dhe miqtë.

Shteti ynë dhe kombi ynë kanë orientime të qarta europiane dhe perëndimore. Dhe, askush nuk ka të drejtë të na nëpërkëmbë vetëm pse sot mendon se mund ta bëjë një gjë të tillë, ose pse ashtu dëshiron të sillet me ne. Si vend europian, nuk e meritojmë izolimin.

E dimë se kemi të meta, gabime. E dimë se kemi shumë sfida për t’ju bashkuar vendeve të zhvilluara europiane. Por, askush nuk mund të na i mohojë sukseset si shtet 11-vjeçar.

Me të arriturat që kemi, edhe kështu si jemi sot, Kosova lë prapa shumë nga vendet me traditë qindravjeçare shtetërore”, tha ndër të tjera Veseli duke theksuar se na duhet unitet përballë Serbisë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë