Kanë nisur pritjet në Merdare – kolonat deri në 80 metra

Numri i kosovarëve që jetojnë në botën e jashtme dhe që ia kanë mësyrë Kosovës për pushime verore tani është rritur. Për shkak të kësaj janë shtuar kolonat e gjata të automjeteve dhe pritjet në kalimet kufitare.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata sot që nga hapja e kufirit deri në këtë orë kanë ndodhur në pikë kalimin kufitar në Merdare.

Në hyrje pritja ka qenë deri në 25 minuta kurse në dalje deri në 15 minuta. Ndërsa në këtë pikë kalim në hyrje janë shkaktuar kolona deri në 80 metra kurse në dalje deri në 30 metra.

Ndërsa në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë në hyrje dhe dalje ka pasur pritje deri në 10 minuta. Ndërsa kolonat në hyrje dhe dalje kanë qenë 20 metra. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë