Komuna e Prishtinës shkarkon drejtorin e Arsimit, Jonuz Salihaj

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkarkuar Jonuz Salihajn nga pozita e drejtorit të arsimit në Komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Adonis Tahiri, i cili ka thënë se lirimi nga detyra i Salihajt është bërë me kërkesë të partnerit të koalicionit, AAK, raporton për televizioni KTV.

Aktualisht, me shkarkimin e Salihajt, numri i drejtorive pa drejtor shkon në tri, pas atyre në Kadastër dhe Kulturë.

Në nëntor e vitit të kaluar, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin e Lëizjes Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit.

Pas këtij vendimi, kishte dhënë dorëheqje Yll Rugova i LVV-së, i cili udhëhiqte me drejtorinë e Kulturës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë