Korrigjimi / shkëmbimi i territoreve nuk pranohet as nga evropianët, as nga amerikanët, derisa Thaçi e Vuçiqi, po e mashtrojnë njëri-tjetrin

Sipas Daniel Serwer, ekspertit amerikan për çështjet e Ballkanit, presidentët Thaçi e Vuçiq po e mashtrojnë njëri tjetrin.

“Nuk jam i sigurt as se Thaçi mund t’i ofrojë Vuçiqit marrëveshje të mirë. Të dy ata e kanë mbushur vetveten me idetë për ndarje apo korrigjim të kufijve, sido që e quani. Secili mendon se mund të arrijë diçka, pa dhënë asgjë për palën tjetër. Kjo nuk është mënyra si arrihet deri tek marrëveshja”, ka thënë Serwer në intervistën dhënë “Kohës Ditore”.

Sipas tij, Thaçi e dëshiron Luginën e Preshevës, e Vuçiqi nuk mund t’ia japë atë për shkak të rrugës së Selanikut. Ndërkaq Vuçiqi thotë se e dëshiron veriun e Kosovës, “por Thaçi nuk mund t’ia japë atë pjesë e cila ma herët është populluar me shumicë shqiptare”.

“Kështu që mendoj se është një mashtrim i ndërsjellë. Çështja është se korrigjimi apo shkëmbimi i territoreve nuk pranohet nga evropianët, as nga amerikanët”, ka thënë Serwer. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë