Hysaj: I shkreti detyrohet me e shit viqin për me e përcjellë nënën arabisht në botën tjetër!

Rasti i vushtrriasit që shiti viçin për ta varrosur nënën, ka ngjallur indinjatë dhe reagime të ashpra në mbarë popullatën shqipfolëse, dhe ka bërë të shtrojmë serozisht pyetjet, deri kur më dhe a ia vlen të poshtërohemi në këtë mënyrë nga mbetjet e një pushtuesi primitiv me klerin fetar arkaik që synon ringjalljen e tij.

Për më tepër kur ne që i themi vetes shqiptarë, lindim si shqiptarë dhe tërë jetën e jetojmë duke folur gjuhën e nënës – shqip –, e në fund të jetës, kur të ndahemi nga kjo botë, pse u dashka të varrosemi arabisht, duke poshtëruar vet qenien dhe identitetin tonë kombëtar, e duke kënaqur kështu armiqtë sllavë të kombit shqiptar.

Ky paradoks dhe poshtërim nga shpërlarja e trurit përmes fesë për t’u tjetërsuar, u ndodh vetëm shqiptarëve. Në këtë frymë ka reaguar ashpër edhe profesori dhe regjisori i shquar Fadil Hysaj.

Profesori dhe regjisori, Fadil Hysaj, ka reaguar ashpër ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës /BIK?, pas rastit të fundit të ndodhur në Vushtrri, ku hoxha i fshatit nuk kishte pranuar ta përcjellë me rite fetare nënën e një qytetari, pasi djali si pasojë e kushteve të rënda ekonomike nuk kishte arritur të paguante obligimet e anëtarësimit.

E si pasojë e kësaj, Sabri Beqiri, nga Akrashtica e Vushtrrisë ishte detyruar që ta shiste bagëtinë e tij vetëm që ta varrosë nënën e tij sipas riteve islame. Ai ka treguar se viçin dy muajsh e ka shitur në shumë prej 392 eurosh.

E kjo ngjarje si duket e ka prekur profesorin e Hysaj, i cili thotë se nuk e dëshiron një vdekje të tillë ku do të detyrohet që të shesë pasurinë, vetëm për ta varrosur një familjar të vdekur sipas riteve fetare. Ai ka thënë “Nëse dëshironi një vdekje si kjo, ja çfarë do të keni! Unë jo”.

“417 euro Bashkësia Islame e detyron një fukara me e pagu për t’ia varros nënën dhe ai i shkreti detyrohet me e shit viqin për me e përcjellë nënën arabisht në botën tjetër! Nëse dëshironi një vdekje si kjo, ja çfarë do të keni! Unë jo!”, ka shkruar regjisori Hysaj.

Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta të opinionit publik. Pa u përfshirë nuk ka qëndruar as kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Kreu i Komunës së Vushtrrisë, ka thënë se Komuna të cilën udhëheq mbulon shpenzimet e riteve të varrimit, dhe thotë se të gjitha rastet sociale janë të liruara nga të gjitha pagesat në Komunë. Por ai, nuk ka pranuar të komentojë çështjen e kushtëzimeve që bën BIK-u rreth pagesës së anëtarësisë së BIK-ut, duke mos kursyer as skamnorët pasi, sipas tij, janë dy çështje të ndryshme.

Pas raportimit të djeshëm të RTK-së dhe indinjatës që mbërtheu popullin për këtë rast, pas presionit publik dhe marrisë së bërë, nga BIK-u në Vushtri sot kanë dalë informata se ia kanë kthyer paratë skamnorit, derisa skamnorit nuk dihet akoma a i janë vërtetë paratë e viqit apo jo. Mbesim me shpresë që po! /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë