Pa Rusinë dhe për shkak të fuqisë së Rusisë në Këshillin e Sigurimit, është e qartë se kurrfarë zgjidhjeje për problemin e Kosovës nuk do të ketë. Para çdo zgjidhjeje të problemit të Kosovës do të këshillohem me kryetarin Putin, ka thënë për gazetën ‘Politika’ të Beogradit, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
„Frikësohem se disa njerëz nuk janë të gatshëm për kompromise. Ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë ato, por, po e përsëris, këtë ia kam thënë edhe Putinit, askënd nuk do ta lejojmë ta poshtërojë Serbinë”, ka thënë Vuçiqi cili në vazhdim ka paralajmëruar se zgjidhja nuk do të ndodhë shpejt.
„Ne tërë kohën flasim për zgjidhje, të gjithë kanë dëshirë të flasin për zgjidhje dhe i duan lajmet e mira. Por unë jam realist, nuk jam optimist dhe flas për zgjidhjen. Në këtë moment n nuk po e shoh. Shpresojmë, por nuk mendoj se ajo është afërt” ka theksuar Vuçiq. /©Kabllogrami/