Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur sot se Tajlanda, Bangladeshi, Kolumbia dhe Ganës janë disa nga shtetet, ku pritet të hapen dhe funksionalizohen ambasadat e reja të vendit tonë brenda këtij viti, transmeton Kabllogrami.
Nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.
Ndonëse ka dështuar të marrë ulëse në OKB, INTERPOL e në UNESCO, për Ministrinë e Punëve të Jashtme “Kosova është shtet mirë i integruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve”.
E kësisoj, sipas MPJ-së, në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur e sovran, “Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe përforcojë edhe më shumë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente”.
“Nëpërmjet këtyre Misioneve të reja Diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jo-rezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.
MPJ bën me dije tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre ambasadave./©Kabllogrami/