Prizren: Nisi edhe edicioni i 18-të i DokuFestit

Ndryshe nga herët tjera, DokuFest ka filluar pa fjalime nga organizatorët e drejtuesit e Festivalit. Por nga prononcimet e mëhershme, drejtori artistik i DokuFestit, Veton Norkullari, ka njoftuar se në këtë edicion janë rreth 280 filma që do të shfaqen në kinematë e festivalit, që shtrihen nga lumi e deri te Kalaja. 

“Kosova si Zvicra”, “Kosova është Serbi” dhe “Në shtator udhëtojmë pa viza” kanë qenë vetëm disa nga gënjeshtrat të cilat janë prezantuar në një video dy minutëshe në hapjen zyrtare të edicionit të 18-të Festivalit DokuFesti cili nisi me sloganin “Truth Lies Here”, bën të ditur Koha.net.

Në ueb faqen e festivalit të enjten është publikuar njoftimi se koncerti i kinemasë live KOYAANISQATSI, film ky i regjisorit Godfrey Reggio dhe muzika nga “Radiomentale” do ta hapin edicionin e 18-të. Sipas njoftimit, ky dokumentar zbulon mënyrat se si njerëzimi është distancuar nga natyra.

Në anën tjetër, Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi të enjten ka bërë të ditur se shkaku i fluksit të madh të vizitorëve gjatë ditëve kur organizohet festivali i filmit “DokuFest” dhe me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të kushteve të përshtatshme për organizim të festivalit do të ndërmarrë disa masa të sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Edicioni i sivjetmë i “DokuFestit” nisi mbrëmjen e 2 gushtit dhe do të zgjas deri më 10 gusht. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë