Arbër Zeneli shpallet futbollisti mё i mirё i vitit 2018 në Kosovë

Arbër Zeneli është shpallur nga Federata e Futbollit e Kosovës si futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018, njofton Kabllogrami

Fantazisti i Përfaqësues së Kosovës, Arbër Zeneli, ka arritur ta fitoj çmimin si lojtari më i mirë në Kosovë për këtë vit. Mbase, mesfushori kosovar pёrveç lojёrave solide me pёrfaqёsuesёn, arriti tё mbizotёrojё lojtarёt tjerё nё garёn pёr kёtё çmim, falё paraqitjes fantastike nё xhiron e fundit ndaj Azebajxhanit, duke realizuar het-trik, shkruan Kabllogrami.

Zeneli me  shokё arriti ta kualifikoj Kosovën në play-offin e Ligës së Kombeve, e që gjithashtu ishte edhe golashënuesi më i mirë në fazën e grupeve.

Futbollisti i skuadrës Drita, Xhevdet Shabani është shpallur lojtari më i mirë i Super Ligës, ndёrsa Bekim Isufi është zgjedhur trajneri ma i mirë i vitit 2018, pёr faktin qё arriti me Dritёn e Gjilanit tё shpallet kampion i Kosovёs. /©Kabllogrami.com/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë