Kryeministri: BE-ja me deklarata të pamatura po cenon sovranitetin e Kosovës

“Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiç, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut është qëndrim i paprecedentë, i papranueshëm dhe si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook. Siç është shprehur ai, ‘BE-së i ka humbur rruga në oborr’.

Në vazhdim teksti i plotë i postimit të kryeministrit Haradinaj:

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut është qëndrim i paprecedentë, i papranueshëm dhe si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë