Gjendet e braktisur vetura nga grabitësit e TEB bankës

Policia e Kosovës ka gjetur veturën me të cilën dyshohet se janë larguar katër grabitësit e bankës “TEB” në dalje të Prishtinës. Vetura e tipit “Ford” karavan me tabela 01-329-EJ, është gjetur jashtë rrugës kryesore në fshatin Uglare të Gracanicës. 

Deri më tani, Policia ka konfirmuar se katër persona kanë kryer këtë plaçkitje, që si pasojë pati vjedhjen e thasëve më para që sigurimi i bankës po fuste në objektin ku ndodhi rasti.

Lexo edhe: Grabitet TEB banka në Ҫagllavicë …

Policia menjëherë ka njoftuar se ka identifikuar veturën me të cilën katër të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes pasi kryen plaçkitjen. Veturë e cila u gjet më shumë se dy orë pas rastit.

Thuhet se tre prej katër plaçkitësve ishin të armatosur me armë të gjata. Ata kanë arritur të plaçkitin thasët me para që po futeshin në objekt të TEB bankës në Ҫagllavicë të komunës së Prishtinës, nga sigurimi i bankës. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë