Kthimi i Rashicës na i bën synimet më të kapshme

Fjalë të shumta dhe epitete pozitive i janë bërë Milot Rashicës nga bashkëlojtarët dhe drejtuesit e Werder Bremenit. Ai vlerësohet shumë i rëndësishëm për skuadrën e Bundesligës gjermane. Vlerësohet lojtari që mund të bëj dallimin.

Njëjtë i rëndësishëm, nëse jo edhe më shumë, Rashica është te përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Tifozët e Kosovës i janë gëzuar shumë kthimit të suksesshëm të Rashicës në fushën e blertë. 23-vjeçari, që kryesisht luan si sulmues krahu, i ka munguar përfaqësueses në dy ndeshjet e shtatorit, në fitoren 2:1 ndaj Çekisë dhe humbjen 5:3 nga Anglia, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ishte njëri prej pesë titullarëve që munguan në ato dy sfida.

Por Rashica është kthyer me plot sukses nga lëndimi dhe pritet të jetë lojtari kyç i Kosovës në tri ndeshjet e mbetura të kualifikimeve për “Euro 2020”. Janë ndeshje që edhe do të vendosin kualifikimin e Kosovës.

“Dardanët” më 14 tetor e presin Malin e Zi në Prishtinë. Më 14 nëntor luhet ndeshja thuajse vendimtare në mes të Çekisë e Kosovës, ndërsa ndeshja përmbyllëse është ajo Kosovë – Angli, që zhvillohet më 17 nëntor në Prishtinë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë