Kujdes, sot në Kosovë sërish dominon i nxehti afrikan

Sipas llogaritjeve të shërbimeve meteorologjike një valë e të nxehtit nga Afrika veriore, që dje ka filluar të depërtojë mbi vendin tonë do të sjell mot të nxehtë, me temperatura ndjeshëm mbi vlera mesatare, transmeton Gazeta Online Kabllogrami.

Fushat e presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve që ndodhet mbi pjesën më të madhe të kontinentit evropian, do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe me diell.

Minimalet do të lëvizin nga 12 deri në 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë nga 32 deri në 34 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-6m/s.

Indeksi UV do të jetë në vlerën tetë. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë