Pentagoni kërcënon Turqinë me heqje nga lista e aleatëve të NATO-s

Ushtria amerikane i ka dhënë Turqisë afat deri në fund të korrikut për të ndalur blerjen e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore. Pentagoni paralajmëron se nëse realizohet blerja, Shtetet e Bashkuara do ta heqin Turqinë nga lista e aleatëve të NATO-s që përfitojnë nga programi i avionëve luftarakë F-35.

Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan i dërgoi një letër homologut të tij turk ku thotë se më 31 korrik do të ndalet stërvitja e pilotëve turq dhe se Turqia nuk do të lejohet të marrë në dorë katër avionët F-35 që ka blerë nga Shtetet e Bashkuara, nëse e finalizon blerjen e kapaciteteve ushtarake nga Rusia, raporton Zëri i Amerikës.

Zoti Shanahan paralajmëroi gjithashtu se blerja e sistemit rus të mbrojtjes, S-400 kërcënon të dëmtojë edhe marrëdhëniet e Ankarasë me Uashingtonin dhe NATO-n.

Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur disa herë se e konsiderojnë sistemin rus të mbrojtjes një kërcënim për avionët luftarakë amerikanë F-35 që dëshiron të blejë Turqia. Uashingtoni thotë se Turqia nuk mund të zotërojë të dy këto kapacitete ushtarake. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë