Moti sot për ata që do të shkojnë, apo tashmë gjenden në Shqipëri

Sipas meteorologëve gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në ishujt britanikë e cila po kushtëzon territorin e Shqipërisë me mot të stabilizuar.

Moti sot do të jetë me diell dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore dhe ato përreth tyre. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 18/30°C

Zonat e ulëta 19/37°C

Zonat bregdetare 20/34°C

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë