Kush po e fton Kosovën ta ratifikojë Konventën e Stambollit

Numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i ka bërë thirrje Kuvendit që të ratifikojë Konventën e Stambollit, si sinjal që Kosova është në rrugë t ë drejtë të integrimit euroatlantik.

“I bëj thirrje Kuvendit të ratifikojë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”, ka thënë Kosnett në Twitter, përcjell Koha.net.

“Nëse Kosova mund ta marrë këtë hap, udhëheqësit dërgojnë një mesazh të fortë se Kosova po përgatitet për integrimin euroatlantik”, ka thënë më tej ai.

Duhet thënë drejtë se Kuvendi i Kosovës do të duhej që ratifikimin e kësaj konvente ta bënte që para dhe pa pasur nevojë që tjerët të na rikujtojnë ҫdo herë ndërmarrjen e veprimeve të tilla që synim primar kanë humanizmin dhe mbrojtjen e respektimin e të drejtave njerëzore për qytetarët. /©Kabllogrami/

 

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë