Sonte Prishtinën veç fitorja e mban në garë
Sonte /e mërkurë/ në Pallatin e Rinisë e Sporteve në Prishtinë, ekipi i basketbollit Prishtina e pret ekipin gjerman në shtëpi S. Oliver, në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit I, që për Prishtinën është ndeshje ‘të jesh apo të mos jesh’, bën të ditur Kabllogrami.
Ndeshja nis në orën 19:00 dhe vlerësohet kyç për fatin e Prishtinës në këtë garë. Në rast të humbjes, shuhen shpresat e skuadrës kosovare për kalim në fazën tjetër.
Prishtinasit shpresojnë të arrijnë fitoren e dytë në këtë fazë, pas asaj ndaj Szolnoki Olajit më 19 dhjetor. Njëherësh, me këtë fitore Prishtina do t’ia shkaktonte disfatën e parë S. Oliverit që i prin grupit me pikë maksimale, gjashtë nga tri ndeshje.
Prishtina zë vendin e tretë në grup me katër pikë, një më pak se Pinar Karshiyaka që renditet e dyta dhe një më shumë se Szolnoki Olaj që është i fundit pa fitore.
Dy ekipet e para në grup do të avancojnë në 1/8 e finales, kurse faza e dytë e FIBA Europe Cup do të përfundojë më 6 shkurt. Prishtina për herë të parë po paraqitet në këtë fazë, derisa pjesë e kësaj gare është për herë të katërt rresht. /©Kabllogrami/