Lajmi i Fundit: Ç’aktivizohet eksplozivi në Gazimestan

Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan. Kurse, ai tashmë është ç’aktivizuar nga njësitet policore të Kosovës, raporton Kablligrami

Lajmin e ka konfirmuar Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Po, i kemi ç’aktivizuar dhe i kemi larguar nga vendi i ngjarjes’, ka thënë Beka.

Më herët Policia e Kosovës  ka treguar se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, teksa ka shtuar se informatën për mjet të dyshimtë e kanë marrë rreth orës 14:00.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit. Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit”.

“Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugor në fjalë përderisa të kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit në trafik për rrugët alternative. Ndërkohë që po kryhen veprimet e sipërcekura policia ka filluar një hetim preliminar lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”./©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë