Rusia arreston një shtetas amerikan me akuzën për spiunazh

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) thotë se ka arrestuar një shtetas të SHBA-së, në Moskë nën dyshimet se është i lidhur me aktivitete të spiunazhit.

Shtetasi amerikan u arrestua më 28 dhjetor dhe një hetim penal është hapur, citon zyrtar të Shërbimit, agjencia e lajmeve shtetërore TASS.

Raporti tha se shtetasi amerikan mund të përballet me 10 deri në 20 vjet burg nëse shpallet fajtor, por nuk zbuluan detaje të mëtejshme.

Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska mbetet e hapur për dialog me Uashingtonin në një përshëndetje të Vitit të Ri për Presidentin e SHBA, Donald Trump.

Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mbeten të tendosura për një sërë çështjesh përfshirë rolin e Rusisë në luftërat në Siri dhe Ukrainën lindore, sulmet e tyre të dyshuara kibernetike në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, si dhe helmimin e një agjenti të dyfishtë rus në Britani.

Në fund të nëntorit, Trump anuloi një takim të planifikuar me Putin në margjinat e një Samiti të G20 në Argjentinë, për shkak të tensioneve pasi forcat ruse hapën zjarr në anijet e marinës ukrainase përpara se t’i rrëmbenin 24 marinarë ukrainas. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë