LG lanson televizorin e parë në botë qё palohet si roletё e dritares /video/

LG Signature OLED TV R (65R9) është televizori i parë në botë OLED i mbështjellshëm, qё palohet si roletё e dritares, i cili mund të fshihet në bazën e tij ose të tërhiqet lartë sipas nevojës.

Kompania e njohur koreano-jugore, LG, ka bërë njё shpikje qё shumё kё lё pa frymё duke konstruktuar njё TV OLED tё mbёshtjellet si roletё e dritares.

Ky televizor i mbështjellshëm duket se do të jetë në dispozicion me vetëm një madhësi, 65-inç, dhe përfshinë veçoritë e inteligjencës artificiale të cilat i kemi parë te brendi ThinQ i LG-së, me mbështetje për asistentët digjital të njohur si Google Assistant dhe Amazon Alexa. Të gjitha këto, janë të mundësuar nga procesori i kompanisë i gjeneratës së dytë – Alpha 9.

Gjithashtu, televizori i ri OLED i mbështjellshëm ofron mbështetje edhe për aplikacionin AirPlay 2 të Applet, përmes të cilit mund të bartni muzikën dhe videot nga çdo pajisje tjetër në këtë televizor, shkruan ‘neowin’. Mbështetja për HomeKit është po ashtu e përfshirë, kështu që mund ta kontrolloni televizorin duke përdorur asistentin digjital Siri nga iPhone ose iPad i juaj.

OLED TV R ofron disa module të përdorshme falë natyrës së tij mbështjellëse. Atë mund ta përdorni si një televizor të zakonshëm, duke e nxjerrë tërë ekranin jashtë nga baza e tij, mënyrë të cilën LG e quan “Full View”. Por, po ashtu mund ta përdorni edhe “Line View”, ku ju mund ta nxirrni jashtë vetëm një pjesë të ekranit dhe kjo ju mundëson ta përdorni televizorin si një orë muri ose një ‘player’ për muzikë, për shembull. Po ashtu, në dispozicion është edhe moduli “Mood Mode” i cili ju ndihmon që të krijoni atmosferën më relaksuese”, përcjell Koha.net.

Dhe e fundit, në dispozicion është edhe moduli “Zero View” i cili nënkupton kur ju e mbështillni tërësisht televizorin brenda bazës/kutisë së tij nga metali. Në këtë modul, përsëri mund të përdorni altoparlantët prej 100W për të dëgjuar muzikë.

Por, ende nuk dihet se kur OLED TV R i mbështjellshëm do të shfaqet nëpër tregjet dhe sa i përket çmimit të tij, pritet të kushtojë shtrenjtë. /©Kabllogrami/

Në vijim mund të ndiqni videon:

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë