Instituti EPIK reagon pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

Instituti EPIK ka reaguar menjëherë pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetutuese duke përmbledhur në një komunikatë për media – disa nga pikat kryesore të cilat sipas këtij Instituti paraqesin disa cilësi të sistemit tonë kushtetues, ku spikat edhe me këtë aktgjykim – kuadri kushtetues, e jo pasionet e ambiciet personale, që duhet të shërbejnë  si pikë referimi për dialogun tonë me Serbinë.

Këtij reagimi, Instituti EPIK ia ka bashkangjitur edhe infografikat nga studimi i tyre “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi”.

Në  vijim mund ta shihni të  plotë reagimin e Institutit EPIK:

“Komunikatë për media

Reagim i Institutit EPIK pas publikimit të sotëm të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 27 qershor 2019

Sot u bë publik Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese tëRepublikës së Kosovës , me të cilin u anulua Ligji për dialogun me Serbinë, si dhe nuz-produkti i këtij ligji, ekipi i ashtuquajtur negociues.

Më këtë vendim, Gjykata Kushtetuese sërish tregoj se Kushtetuta, jo teket e pasionet politike, duhet të komandojnë jetën tonë publik.

Në Aktgjykim qartë vihen në spikamë disa cilësi të sistemit tonë kushtetues, të cilat në vazhdimësi Instituti EPIK i ka vënë në dukje, herën e fundit në kuadër të studimit dhe tryezës tonë “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi”, të mbajtur me 13 maj 2019.

  1. Cilësia e parë ka të bëj me natyrën e sistemit kushtetueses të Kosovës dhe vendeve përreth. Kosova ka një demokraci kushtetuese parlamentare, ku pushteti buron nga populli, i cili ngelet sovran çdoherë , dhe ushtrohet përmes organeve përfaqësuese dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ku ka nevojë.
  2. Cilësia e dytë e kësaj demokracie, të cilës sot e konstatoj Gjykata Kushtetuese, është se demokracia jonë nuk është demokraci popullore e shumicës por demokraci kushtetuese ku kuvendi si organi kryesor përfaqësues i popullit shërben si zinxhiri legjitimes i krejt organeve tjera, qoftë në mënyrë tëdrejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthorët.
  3. Cilësia e tretë e demokracisë kushtetuese kosovare është ndarja e balancimi i pushteteve, ku secili pushtet i ka kompetencat e veta kushtetuese, të cilat balancojnë njëra tjetrën, dhe ku asnjë organ nuk është më i lartë dhe më suprem se tjetri. Vetëm Kushtetuta është supreme, asnjëherë asnjë organ tjetër dhe asnjë vullnet politik i shprehur jashtë kuadrit kushtetues.
  4. Cilësia e katër e Aktgjykimit ka të bëj me anulimin e ligjit për dialogun dhe të vetë trupit kryesor dialogues, tëashtuquajturin Delegacion Shtetëror, sepse është formuar jashtë parametrave kushtetues dhe si një organ i posaçëm me njëmandat të vjedhur kushtetues: as Shefit të Shtetit të Kosovës e as këtij Delegacioni nuk i takon e drejta për të dialoguar, por vetëm ekzekutivit të Kosovës, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme tëKuvendit për aq sa dialogu prek çështjet nga neni 18.1 dhe neni 20 i Kushtetutës . Shefi i Shtetit, e tha Gjykata Kushtetuese, eventualisht mund të konsultohet. E konsultimi, siç dihet , nuk ka një efekt juridik por më shumë kurtuazie për të respektuar njërin prej organeve ceremoniale dhe që simbolizon Shtetin e Kosovës në aspektin krejt formal e ceremonial.
  5. Cilësia e pestë dhe e fundit është se ky Aktgjykim e ka bërë të qartë përtej çdo dyshimi, siç e ka thënë Instituti EPIK me kohë, se vetëm kuadri kushtetues, jo pasionet e ambiciet personale, duhet të shërbej si pikë referimi për dialogun tonë me Serbinë.”

©Kabllogrami

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë