Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Lonçar ka thënë se “Nëse presidenti Aleksandar Vuçiq nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, unë nuk e di se çfarë është perspektiva jonë, sepse me këtë ‘shkëmb në shpinë’, ne nuk mund të ecim përpara”.
“Nuk jam ekspert për këtë, por perspektiva nuk është e qartë për ne. Është si një lak rreth qafës. Prandaj, kjo çështje duhet të zgjidhet”, citohet nga mediat serbe të ketë thënë ai.
Lonçar ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të investojë në paqe, sepse sipas tij, pa paqe gjithçka që bëhet për të përmirësuar ekonominë dhe standardet e qytetarëve nuk do të ketë efekt.
Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për agjencinë italiane ANSA ka paralajmëruar se nuk e përjashton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por ka rithënë përallat e vjetra serbe, se Beogradi duhet të fitojë diçka si kundërshpërblim, zhargon ky që e përsërisin si papagaj çdo lider serb që vjen në pushtet në Serbi. /©Kabllogrami/