Ministria e Arsimit njofton pёr pushimin dimёror dhe festat e fundvitit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për media ka njoftuar të gjitha institucionet arsimore se me rastin e Krishtlindjeve Katolike, data 25 dhjetor 2018 do të jetë ditë pushimi.

Po ashtu, ditë pushimi do të jenë edhe datat 1 dhe 2 janar 2019 me rastin e festës së Vitit të Ri, si dhe me 7 janar 2019 për nder të Krishtlindjeve Ortodokse.

Për institucionet e arsimit parauniversitar, periudha e parë e vitit shkollor përfundon me datën 28 dhjetor 2018 dhe periudha e dytë fillon më datën 14 janar 2019. Ndërsa, institucionet parashkollore pushojnë konform Ligjit për festat zyrtare (25 dhjetor 2018, 1, 2 dhe 7 janar 2019).

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ua uron festat e fundvitit të gjithë mësimdhënësve, studentëve, nxënësve dhe prindërve! /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë