Pasi qeveria kaloi votëbesimin, parlamenti grek të hënën pritet të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës

Në votimin e djeshëm të besimit në Parlamentin grek, kryeministri grek Alexis Tsipras me 151 vota për dhe 148 kundër tij fitoi mbështetjen e nevojshme për qeverinë e tij. Pas marrjes së besimit nga Parlamenti, vëmendja e Qeverisë greke tani përqendrohet te Marrëveshja e Prespës dhe deputetët të cilët do të votonin për ratifikimin e saj.

Votimi për votëbesimin e qeverisë së Tsipras pas daljes nga qeveria të djathtistëve të Kammenos ishte i paparashikueshëm. Ekzistonte droja serioze se qeveria mund të bie, por për pak kaloi. Për besim të qeverisë, përveç 145 deputetët e SYRIZA-s, votuan katër deputetë të pavarur dhe dy nga Grekët e Pavarur, gjegjësisht qeverinë e mbështetën: ministrja e Turizmit, Elena Kundura, zëvendësministri i Bujqësisë, Vasilis Kokalis, të cilët para ca kohësh ishin pjesë e Grekëve të Pavarur, zëvendësministrja e Mbrojtjes Civile, Katerina Papakosta, e cila është deputete e pavarur, deputetët e Grekëve të Pavarur, Kostas Zuaris dhe Tanasis Papahristopulos dhe tani më deputeti i pavarur, ndërsa deri pardje një anëtar i Potamit, Spiros Danelis.

Para votimit, fjalën e kishte kryeministri grek Alexis Tsipras i cili i njoftoi deputetët se Greqia kishte marrë Notë verbale nga MPJ e Maqedonisë në të cilën kumtohet se janë përmbushur detyrimet në bazë të Marrëveshjes.

Dje para votimit të votëbesimit të qeverisë, kryetari i Kuvendit grek Nikos Vicus tha se pas votimit vendi do të përqendrohet në ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës duke nënvizuar që Marrëveshja e Prespës, të premten do të hyjë në procedurë parlamentare, ndërsa pritet që të hënën të votohet. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë