River Plate e ka mposhtur Boca Juniorsin pas vazhdimeve dramatike, në finalen e Copa Libertadores, qё i bie tё jetё finalja e Champions League pёr kontinentin e Amerikёs Latine, shkruan Kabllogrami
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2 me 2, ndërsa ndeshja e dytë që u zhvillua në ‘Santiago Bernabeu’ tё Madridit, përfundoi me rezultatin 3 me 1, raporton lajmi.net, pёrcjell zёri.
Boca Juniors kaloi fillimisht në epërsi me anë të Dario Benedettos në minutën e 44’, ku me këtë gol skuadrat shkuan në pushime.
River Plate u rikthye në lojë në minutën e 68’ me anë të Lucas Prattos, që i barazoi shifrat në 1:1.
Ndeshja shkoi në vazhdime për shkak të rezultatit të përgjithshëm 3 me 3, ndërsa River Plate u tregua më efikase.
Riveri arriti ta përmbysë rezultatin në minutën e 109’, ku Juan Qunitero shënoi një gol të jashtëzakonshëm.
Por, vendasit në letër, nuk u ndalën me kaq, pasi shënuan edhe golin e tretë në ndeshje me anë të Gonzalo Martinez.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 5 me 3, ndërsa River Plate mori në duar trofeun e Copa Libertadores për herën e katërt në histori. /©Kabllogrami/