Shqipëria mё 2018 dy herë më shumë turistë se sa numri i banorëve

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në 11-mujorin e vitit 2018 është 5 646 104 duke u rritur me 16,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Sipas INSTAT, në nëntor 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 108,9%, ulje kanë pasur shtetasit nga Kosova me 26,6 %.

Në 11-mujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 34,5%, raporton ATSH, pёrcjell Kabllogrami.

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë