Moti për të mërkurën dhe të enjten /13 dhe 14 mars/

Sipas Institutit Hidro-Meteorologjik të Kosovës, më 13 dhe 14 mars, në Kosovë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të lehta.

Temperaturat do të jenë në rritje, sidomos maksimalet e ditës, kurse mëngjesi paraqitet me ngrica të lehta po thuaj në gjithë territorin e vendit. Të enjten, sërish pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasojë e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore, derisa, në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë Celsius.

Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë