Ku po udhëton presidenti Thaçi me Baton Haxhiun?

Me kёtё titull ka nisur njё shkrim tё saj GazetaExpress, duke njoftuar se presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës është parë diku në Shqipëri, bashkë me drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun, pёrcjell Kabllogrami.

Thaçi të premten ka zhvilluar takime joformale në Shqipëri, ndërsa më vonë është nisur për një destinacion tjetër. Në një fotografi që ka siguruar Gazeta Express, Thaçi duket se është nisur diku me mikun e tij, sekserin e fqinjёve tanё veriorё e jugorё, Baton Haxhiun. Në fotografi shihet edhe djali i Presidentit, Endriti.

Megjithatë, Zyra e Presidentit nuk ka njoftuar për ndonjë udhëtim zyrtar të Thaçit.

Presidenti gjatë ditës së sotme është takuar me mikun tjetër të Haxhiut, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me të cilën kanë uruar Vitin e Ri.

“Qoftë Viti i Shqipërisë, Kosovës dhe krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama mbi fotografinë ku po cakërronte gotën me Thaçin, mbase pёr tё emituar cakёrrimin e gotave tё mbrёmshёm tё presidentit shqiptar Ilir Meta dhe kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Presidenti Thaçi dhe Haxhiu, të cilët deklarohen si miq të thellё, kanë kaluar më herët pushime së bashku dhe kjo është raportuar në media. Verën e kaluar ata ishin mysafirë në jahtin e zëvendeskryeministrit Behgjet Pacolli. /Express/©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë