Në rikthimin e etheve të Champions leagues, sot u zhvilluan dy ndeshje. Manchester Unitedi u mposht si vendas nga PSG me rezultat 2:0, derisa Roma si vendase ka fituar ndaj ndaj Portos në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 2:1, raporton Kabllogrami.
Vendasit këtë fitore në Olimpiko me rezultat 2 me 1 e arritën edhe falë një paraqitje mbresëlënëse të talentit 19 vjeçar Nicolo Zaniolo.
Zaniolo shënoi të dy golat për Romën, kur po luhej minuta e 70 dhe 76. Në të dy golat për të asistoi Edin Xheko.
Golin e vetëm për Porton e shënoi Adrian në minutën e 79. Ndeshja e kthimit luhet në Portugali, derisa gjithçka mbetet e hapur sa i përket kualifikimit tutje për të dy skuadrat. /©Kabllogrami/