Infografikë: Kaq ditë kanë qeverisur Thaçi, Mustafa e Haradinaj që nga pavarësia

Instituti Demokraci për Zhvillim ka publikuar një grafikë, e cila tregon saktë se për sa ditë qëndruan në karrikën e shefit të Qeverisë, Thaçi, Mustafa e Haradinaj. Thaçi mban vendin e parë për nga numri më i madh i ditëve që ka qëndruar në pushtet. Gjithsej Thaҫi në dy mandate ka qëndruar në krye të qeverisë 2 528 ditë. Pas tij radhitet Isa Mustafa me 1006 ditë, e në vendin e tretë është Haradinaj me 678 ditë, transmeton Kabllogrami.

Por asnjëri nga këta nuk arriti kurrë ta ҫoj deri në fund mandatin e vet qeverisës.

Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, janë tre nga gjashtë politikanët që mbajtën postin e kryeministrit pas përfundimit të luftës, në periudha të ndara kohore.

Në inforgrafikë prezantohet jetëgjatësia e qeverive në Kosovë që nga viti 2008.

“Në vitin 2018, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar raportin për paqëndrueshmëritë e qeverive në Republikën e Kosovës. Studimi ka trajtuar tri fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve.

Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka përfunduar asnjë mandat të plotë (4 vjeçar) në detyrë siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan në mbishkrimin e kësaj infografike të Institutit për Demokraci e Zhvillim. /©Kabllogrami/

Lexo edhe

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë